Gjirokastër, qyteti muze në restaurim për Festifalin Folklorik Kombëtar
April 10, 2015
Qyteti i Gjirokastrës është prej disa muajsh në restaurim për Festifalin Folklorik Kombëtar që do të mbahet në këtë qytet më datat 10 -16 maj. Qyteti do të ndizet gjatë këtyre ditëve nga interpretues, rapsodë dhe talente të folklorit nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Arbëreshët e Italisë, Turqia, Greqia, Zvicra dhe SHBA.
Në kuadër të këtij festivali Ministria e Kulturës dhe Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Gjirokastër po kryejnë punime restauruese në skenë dhe në kalanë e qytetit. Kompania e cila po punon për restaurimin e kalasë po bën pastrime dhe po krijon kushte për rilevime.
Ndërkohë po vijon puna për përzgjedhjen e grupeve pjesëmarrëse nga të gjitha trevat e Shqipërisë.