SONDAZH/ Kush fiton në Libohovë, Altin Çomo apo Luiza Mandi?
Libohova Online publikon një sondazh për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Vizitorët pyeten se cili kandidat do të jetë fitues në Bashkinë Libohovë, Altin Como apo Luiza Mandi. Sondazhi do të qëndrojë online deri në prag të ditës së zgjedhjeve.
Si të votoni?
Ata që duan të marrin pjesë në këtë sondazh, kanë të drejtë të votojnë vetëm njëherë. Kjo bëhet me qëllim që të shmanget manipulimi i rezultatit. Keni të drejtë të zgjidhni vetëm një prej alternativave. Pra, njërin prej kandidatëve. Askush nuk ka mundësi të shikojë votën tuaj, në favor të njërit apo tjetrit kandidat. Ajo llogaritet bashkë me votat e të tjerëve që marrin pjesë në sondazh.
Për vizitorët e faqes përmes celularit, pyetjen e sondazhit e gjeni në fund, pasi keni lexuar artikullin dhe pasi keni kaluar në mënyrë të shpejtë rubrikat e tjera të faqes. Ndërsa për vizitorët përmes kompjuterit, pyetja e sondazhit është në të djathtë të cdo artikulli që hapni.
Sondazhi online është një mënyrë e thjeshtë për të kuptuar deri diku prirjen e votuesve apo preferencat e tyre për dy kandidatët.