Sarajet e Mufid Bej Libohovës, kërkohet restaurim i çatisë
Sarajet e Mufid Bej Libohovës kanë nevojë sërish për rikonstruksion. Pjesa më emergjente është catia e kompleksit. Dëmtimi i saj lejon lagështinë të hyjë brenda kompleksit, duke dëmtuar tavanet dhe muret. Kanë kaluar rreth 6 vjet që nga koha kur ky komplesk u rikonstruktua për herë të fundit, me një fond prej gati 200 milionë lekësh, të vendosur në dispozicion nga pasardhësit e familjes Libohova dhe Ministria e Kulturës.
“Problem i madhë shtë catia e godinës kryesore. Pikon e gjitha, është katandisur shumë keq. Duhet të mendojnë të gjithë institucionet. Me reshjet e fundit u dëmtuan më shumë”,- tha për televizionin Gjirokastra, administratorja e kompleksit, Hava Peca.
Sarajet e Mufid Bej Libohovës dallohen për stilin e vecantë arkitekturor dhe kanë një rëndësi historike. Shpesh ato vizitohen nga grupe turistësh, por mungon promovimi dhe rijetëzimi i tyre.