Shuhet në moshën 69-vjeçare ikona e humorit, aktori Met Bega
Shuhet ikona e humorit Met Bega. Aktori i njohur per te gjithe shqiptaret eshte ndare nga jeta kete te marte ne moshen 69-vjeçare. Prej shume vitesh Met Bega vuante nga semundja e Parkinsonit, e cila i ishte shfaqur per here te pare ne vitin 2000 duke u perkeqesuar ndjeshem nga viti ne vit. Humoristi e perjetoi betejen me semundjen me optimizem ashtu si gjithe jeten e tij.
Met Bega ka lindur ne Tirane me 7 gusht 1946. Ai iu perkushtua per 40 vite me radhe artit dhe skenes shqiptare, ku pjesen me te madhe te karrieres se tij e ka kaluar ne Estraden e Tiranes.
Rolet me te njohura te cilat e shenderruan ne te paharrueshem per publikun shqiptar jane “Edhe ashtu edhe keshtu” ne vitin 1989, “Stolat ne park” ne 1988, “Tela per violine” 1987, “Dy here mat” 1986, i cili eshte edhe roli i tij i pare ne filmat shqiptare.
Por te shumta jane edhe rolet ne Estraden e Tiranes permes te cilave ka bere te qeshin shume shqiptare.