Gjirokastër, bllokohen 45 klandestinë nga Siria dhe Sudani
May 15, 2015
45 klandestinë nga Siria dhe Sudani janë bllokuar nga policia e Gjirokastrës, gjatë kohës që po transportoheshin ilegalisht nga një furgon.
Rreth orës 22.35 të natës së kaluar, në aksin rrugor Kordhocë- Gjirokastër u bë bllokimi i automjetit tip “Benz-Furgon” me targë GJ 8879 A, me drejtues Kleodor Kazo 24 vjeç, ku brenda furgonit ndodheshin 45 shtetas të huaj nga vendet e treta, të cilët janë shoqëruar së bashku me drejtuesin e automjetit në policisë e Gjirokastrës.
Nga ana e uniformave blu u në arrestimi i të riut nga Gjirokastra i akuzuar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Mësohet se klandestinët kishin hyrë ilegalisht nga kufiri jeshil me shtetin grek dhe kishin si destinacion Malin e Zi