Emrat e propozuar nga PD për Këshillin Bashkiak të Libohovës
Libohova Online publikon sot listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Libohovës, të propozuar nga Partia Demokratike për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Kjo listë e marrë nga KZAZ-ja e ngritur pranë Bashkisë Libohovë, kryesohet nga Bexhet Çobani, ish-kryebashkiak i Libohovës.
Deri më tani Çobani ka qenë këshilltar i PD-së në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës. Bie në sy edhe emri i Arben Kuros, mjeku i njohur në Gjirokastër dhe një nga njerëzit e hershëm në strukturat PD-së lokale. Lista ka edhe përfaqësues nga zonat përreth, që u bënë pjesë e Bashkisë Libohovë me ndarjen e re territoriale. Sidoqoftë, shanset për të fituar janë për 6-7 të parët e kësaj liste.
1.Bexhet Cobani
2.Eliona Beqo
3.Arben Kuro
4.Blerina Bilibashi
5.Lorenc Kataro
6.Anila Pina
7.Llazar Qendri
8.Destamona Arapaj
9.Mihal Puleshi
10.Hava Karavidha
11.Arben Hunda
12.Albana Tosuni
13.Pellumb Karavidha
14.Aurela Bilibashi
15.Olsi Shuti