Luiza Mandi në takim me banorët e Bulos, i pranishëm edhe ministri Ahmetaj [FOTO]

11296404_10204168606550926_1318400054_oPas takimit të mbrëmshëm me gra në Libohovë, kandidatja e koalicionit të majtë ka zhvilluar sot një tjetër takim elektoral në fshatin Bulo. Ajo shoqërohej edhe nga ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Mandi dhe Ahmetaj dëgjuan disa prej problemeve kryesore të banorëve të këtij fshati dhe shprehën angazhimin për zgjidhjen e tyre sapo Bashkia e re e Libohovës të fitohet nga të majtët.

Ndër problemet kryesore që banorët shtruan ishin rruga e parikonstruktuar prej vitesh, pastrimi i kanaleve kulluese dhe subvencionet për bujqësinë.

Ministri Ahmetaj gjatë fjalës së tij vlerësoi kandidaturën e Luiza Mandit dhe kërkoi prej banorëve të Bulos mbështetjen e saj me votë në 21 qershor. Sipas tij qeveria do të mbështesë të gjitha projektet që Bashkia Libohovë e drejtuar prej Mandit do të paraqesë për financim.

Ai evidentoi edhe njëherë perspektivën e re që krijon për më shumë investime publike reforma e re territoriale. Ky nuk është takimi i parë i Luiza Mandit në Bulo. Më herët ajo ka qenë e pranishme në këtë fshat, në takime derë më derë me banorët.

11286658_10204168648351971_1138301089_o11296292_10204168648951986_1609181674_o11281778_10204168586830433_714854125_o11296615_10204168591350546_579456286_o11296440_10204168648071964_1027680153_o11297298_10204168585430398_1585227683_o11227174_10204168592070564_741244539_o