Zgjedhjet, Luiza Mandi takim me të rinjtë në Libohovë [FOTO]

11296293_10204192354384607_1223782239_oKandidatja e koalicionit të majtë, Luiza Mandi vijon takimet e saj elektorale në Libohovë. Sot në mbrëmje ajo ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinj të qytetit. Për më shumë se një orë Mandi ka ndarë me ta pikëpamjet e saj se si Libohova mund të bëhet një vend më i mirë edhe për të rinjtë, në mënyrë që ata të mos largohen, por ta ndërtojnë aty të ardhmen. 

Gjatë bisedës, të rinjtë e pranishëm kanë evidentuar shume problematika, që nga mungesa e terreneve sportive, e jetës kulturore dhe deri te papunësia. Mandi kërkoi mbështje me votë dhe u zotua që ajo si kryebashkiake e Libohovës do të krijojë një buxhet të caktuar çdo vit për sportin. Këto para sipas saj, do të shkojnë për ndërtimin e palestrave e terreneve sportive, duke i hapur kështu rrugën edhe krijimitë të klubeve.

Ajo premtoi mbështetje për çdo program dhe projekt rinor, në fushën e turizmit, sipërmarrjeve të reja, inovacionit dhe promovimit të vlerave historiko-kulturore të Libohovës.

“Ju meritoni një të ardhme këtu në Libohovë dhe unë do të angazhohem për të krijuar një perspektivë të re për të gjithë ju. Me mbështetjen e qeverisë do të rrisim investimet në Libohovë, do t’i japim një fytyrë tjetër këtij vendi, që ju ta shihni këtu të ardhmen dhe jo në emigracion apo në qendrat e mëdha urbane”- tha Mandi ndër të tjera.

Më tej ajo premtoi vendosjen e një komunikimi më të shpeshtë me të rinjtë, në mënyrë që qeverisja e Libohovës të bëhet me frymën dhe vizionin e tyre.  

11297072_10204192355224628_33515774_o11280565_10204192356064649_1547885968_o11269944_10204192358264704_651516274_o11347986_10204192365304880_1560191588_o11303997_10204192357224678_1195475748_o11229602_10204192366064899_1400093562_o11348622_10204192367704940_1842704172_o11287521_10204192364424858_1038509097_o