Luiza Mandi, aksion me të rinjtë për pastrimin e shtëpisë së Avni Rustemit
Gjatë aksionit të djeshëm me të rinj të qytetit, për pastrimin e disa zonave të Libohovës, kandidatja e koalicionit të majtë është ndalur edhe në shtëpinë muze të Avni Rustemit. Ajo dhe grupi që e shoqëronte e kanë pastruar banesën ku lindi heroi i popullit, por sic tha vetë Mandi është shumë pak për këtë objekt.
“Na vjen turp për gjendjen që ne e gjetëm. Ne dicka bëmë për këtë shtëpi, por që është shumë pak. Shpresojmë që shteti të ndërhyjë në këtë shtëpi dhe të rikthehet ashtu sic ishte”- ka thënë Mandi
Shtëpia e Avni Rustemit, edhe pse ka statusin e një shtëpie muze, prej vitesh është lënë në harresë. Vazhdimisht Libohova Online e ka ngritur si problem këtë cështje, por nuk është ndërhyrë. Jo zyrtarisht është thënë se restaurimi i saj është i pamundur për shkak të probleme të pronësisë që ka në këtë banesë. Megjithatë ky nuk është argument as për qeverinë dhe as për bashkinë. Në të mirë të interesit publik ka gjithnjë zgjidhje, për ta kthyer këtë shtëpi në destinacionin që ka.