ASHE prezanton programin për gratë, të pranishme edhe kandidatet nga rrethi i Gjirokastrës
Aleanca për Shqipërinë Europiane prezantoi sot në Tiranë programin për gratë dhe vajzat. I pranishëm në takim. Në një aktivitet të zhvilluar në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, të pranishme ishin edhe shumë gra që garojnë në tre njësitë vendore të rrethit Gjirokastër: Bashkia Gjirokastër, Bashkia Libohovë dhe Bashkia Dropull. Në dy prej bashkive të rrethit garojnë gra, Zamira Rami për Gjirokastrën dhe Luiza Mandi për Libohovën. Për Dropullin lista e të majtëve për këshilltarë kryesohet nga një grua, Mirela Leka Çabeli. Në listat e këshilltarëve për Libohovën të treja partitë kryesore gjysmat e kandidatëve i kanë femra. Por më shumë shanse të zgjidhen kanë Rakipe Spahi, Eliona Beqo, Blerina Bilibashi, Anila Pina, Sofia Abdi, Anastasia Dushi dhe Nertila Çano.