Fushata në Gjirokastër, batuta e Kokalarit për seksin
June 11, 2015
Në fushatën e sivjetshme elektorale nuk kanë munguar edhe batutat për seksin. Gjirokastra ofron batuta dhe të vërteta, dhe jo të gjithë e kanë marrë seriozisht këtë fushatë për t’u zënë me palët, apo pa bërë pak humor për të. Igli Kokalari shquhet për humorin e tij të hollë, tipin miqësor, dhe dashurinë që ka për njerëzit e këtë ia njohin të gjithë.
Nuk e ka mbajtur dot veten në një takim ndërsa u përgjigjej akuzave të kundërshtarit. Afërsisht batuta që qarkullon në Gjirokastër është kjo: “Më kanë akuzuar kundërshtarët se kam bërë seks. Po unë seks kam bërë, do bëj dhe nuk e di do bëj më apo jo”, u ka thënë banorëve të një prej lagjeve të Gjirokastrës./Gazeta Shqiptare/