Rritet numri i divorceve ne Gjirokaster
Në qarkun e Gjirokastrës ka një rritje të numrit të divorceve, një fenomen social i përhapur edhe në shkallë vendi. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë regjistruar më shumë kërkesa për zgjidhje martese se vitin e kaluar. Kërkesat më të shumta për divorc në gjykatë, janë ato të dorëzuara nga bashkëshortët.
Arsyet e rritjes së numrit të çifteve që i japin fund martesës së tyre, lidhen sa me emigracionin, varfërinë, problemet e ndryshme sociale, dhunën në familje, tradhtinë etj. Përgjatë vitit 2013, në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër u regjistruan 226 kërkesa për zgjidhje martese dhe pjesa më e madhe e të cilave morën vendim përfundimtar. Divorcet janë një fenomen i mprehtë social, ndërsa ata që vuajnë më shumë ndarjen e çiftit janë fëmijët.