Kreu i PD Gjirokastër: Një ish-ministër i PD financoi fushatën e PS
August 6, 2015
Kryetari i PD në Gjirokastër, Roland Bejko, në një postim në FB thotë se gjashtë ish-ministra dhe ish-zyrtarë të lartë të PD, nuk kanë votuar për Halim Kosovën në Tiranë.
Sipas tij, njëri prej tyre madje ka financuar fushatën e Rilindjes.
“Deri tani kisha dijeni se 5 (pesë) persona nga ata që hynë në qeverisjen e 2005-ës si ministra e drejtorë me xhaketa doku apo “Versace” Kine, e dolën prej tij me pasuri të çmendur, nuk e kishin votuar PD në zgjedhjet e fundit lokale! Po sapo ma konfirmoi vetë edhe i 6 (gjashti) se jo vetëm nuk e kish votuar Kosovën e PD-në, por edhe kish dhënë goxha shumë për “Rilindjen”! Të mendosh sa vuajtëm për të mbledhur ca qindarka për fushatë! Përpara për analizën e shtatorit!” shkruan ai.