Hidhet shorti, Skënderbeu do të ndeshet me Dinamon e Zagrepit
August 7, 2015
Hidhet shorti për fazën e ndeshjeve në Play Off të Champions League.
Skënderbeu do të ndeshet me Dinamon e Zagrepit.
Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës i rezervon një kundërshtar të vështirë korçarëve, por jo totalisht të pakalueshëm. Ndeshja e parë do të luhet në Shqipëri.
Kroatët në fazën e dytë u ndeshën me modestët CS Fola të Luksemburgut.
Ndeshjet e para të paly off do të luhen në 18 dhe 19 gusht, ndërsa të dytat një javë më pas./Lapsi.al/