Bashkia Libohovë, 16 milionë lekë shpenzime për korrikun. 2 milionë shkuan për rrugët

Për muajin korrik 2015, Bashkia Libohovë ka shpenzuar në total 16.2 milionë lekë të vjetra. Referuar të dhënave nga Thesari i Shtetit, ky institucion ka kryer gjatë këtij muaj 12 transaksione.

Shumica e shpenzimeve janë kryesisht për paga, por në krye të tabelës siç shihet më poshtë, bie në sy shuma prej 2 milionë lekë të vjetra dhënë kompanisë “TEA-D”, për rikonstruksionin e Rrugës së “Çuprelit” dhe Rrugës së Përroit të Panos.

Të paktën kështu thuhet në përshkrimin e faturës që shoqëron këtë shpenzim. Korriku ishte muaji i fundit që postin e kryebashkiakut të Libohovës e mbante ende Altin Çomo. Më 30 korrik drejtimin e mori Luiza Mandi. Klikoni më poshtë mbi foto për të parë zë më zë të gjitha shpenzimet./Libohova Online.

korrik