Votim me dy raunde, zgjidhet sekretari i Këshillit Bashkiak të Libohovës
Në një mbledhje që nisi me 1 minutë heshtje në respekt të të ndjerit Genci Dervishi, Këshilli Bashkiak i Libohovës zgjodhi sot Sekretarin e Përgjithshëm. Mes 5 kandidatëve në fund rezultoi fitues i riu, Emin Beqari.
Propozimi i mbështetur nga LSI-ja mori shumicën e votave të këshilltarëve. Votimi u krye me dy raunde. Në përfundim të raundit të parë, Emin Beqari dhe Adil Xhelili, i propozuar nga PD-ja, siguruan shumicën e votave.
Kandidaturat e tyre u rihodhën në votim, nga ku rezultoi se Beqari mori 10 vota, ndërsa Xhelili 5 vota. Tre emrat e tjerë, Besnik Ismailati, Xhevo Sinani dhe Donika Isufati kandiduan si të pavarur. Në raundin e parë votimi ishte i tillë:
Xhevo Sinani 2 vota
Besnik Ismailati 2 vota
Donika Isufati 1 votë
Adil Xhelili 4 vota
Emin Beqari 6 vota
Në vijim të mbledhes Këshilli Bashkiak diskutoi probleme të arsimit, teksa jemi në prag të nisjes së vitit të ri shkollor. U miratua kalimi i ndihmës ekonomike dhe disa ndryshime në strukturën e buxhetit, që kishin të bënin më përshtatshmërinë e pagës me arsimin e nëpunësve.