Viti i ri shkollor në Libohovë, ceremoni për të mirëseardhur nxënësit [FOTO]
Viti i ri shkollor në arsimin parauniversitar ka nisur sot në të gjithë vendin. Edhe në Libohovë nxënësit e të dy shkollave i janë rikthyer sërish bankave që në orët e para të mëngjesit. Me këtë rast janë organizuar ceremoni të shkurtra për të mireseardhur nxënësit. Në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi”, në mënyrë simbolike ziles së parë i ra mësuesi më i vjetër, Qazim Zaimi.
E pranishme ishte edhe kryebashkiakja, Luiza Mandi. Gjatë fjalës së saj përshëndetëse ajo uroi nxënësit dhe mësuesit për një vit të mbarë, si dhe shprehu mbështetjen e Bashkisë Libohovë për shkollat e qytetit, sidomos në aspektin infrastrukturor.
Me këtë rast u shpërndanë edhe çertifikata mirënjohje për nxënësit më të mirë të vitit 2015. Një ceremoni e ngjashme si kjo u zhvillua edhe në gjimnazin “11 Shkurti”. Më poshtë shihni disa foto: