Prezantohet projekti për ta kthyer Zagorien në park natyror, kryebashkiakja Mandi ofron mbështetje

11048611_1720618414846627_1239651873267703185_nPrezantimi i projektit “Zagoria, Park Natyror Rajonal” dhe 20-vjetori i themelimit të shoqatës atdhetare-kulturore “Çajupi” ka mbledhur sot në Sheper, banorë të zonës, deputët të qarkut Gjirokastër, kryebashkiaken e Libohovës, Luiza Mandi dhe koordinatorin e PS-së për jugun, Koço Kokëdhima. Gjatë fjalës së saj, kryebashkiakja e Libohovës vlerësoi projektin dhe shprehu mbështetjen e Bashkisë Libohovë për ta vijuar më tej këtë nismë.

“Statusi “Park natyror rajonal”, do t’i shërbejë Zagories së pari për të mbrojtur vlerat e saj natyrore dhe kulturore, së dyti për ta promovuar në funksion të turizmit dhe së treti për të rritur investimet në këtë zonë. Të gjitha këto ndikojnë direkt në përmirësimin e jetës së banorëve. Unë përgëzoj të gjithë ata që kanë ndërmarrë këtë nismë dhe kanë punuar për këtë projekt, në mënyrë të veçantë shoqatën mjedisore “Çajupi”. Njëkohësisht i garantoj për mbështetje nga Bashkia Libohovë, që ky projekt të vijojë më tej dhe të japë përfitime reale për banorët e Zagories”- tha Mandi.

Ky projekt është mbështetur nga Qendra Rajonale e Mjedisit, “REC Albania“, INCA, në kuadër të ”Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës” dhe Agjensia Kombetare e Zonave të Mbrojtura në Ministrinë e Mjedisit.

Më tej ajo vlerësoi rolin e shoqatës atdhetare kulturore “Çajupi” në shumë çështje që kanë të bëjnë me krahinën e Zagories.

10639447_1720618448179957_6289257760750752170_n12011227_1720618341513301_628264948176363315_n