Gjirokastër, lirohet pas 3 orësh në komisariat, gazetari i Report Tv
Korrespondenti i televizionit informativ Report TV në Gjirokastër është liruar pas 3 oresh qëndrimi në ambientet e komisariatit të policise së Gjirokastrës. Piro Nase është shoqëruar në komisariat nga efektivët blu të Gjirokastrës ndërsa ishte duke raportuar nga një protestë që zhvillohej për mosmbylljen e një televizioni në qytetin jugor
Në momentin që ai po ushtronte detyrën si gazetar është përfshirë në një debat verbal me punonjësit e policisë. Këta të fundit kanë bërë shoqërimin e gazetarit në ambjentet e policise së Gjirokastrës.
Policia dhe inspektorët e tatimeve ishin nisur në një aksion për mbylljen e një televizioni lokal pasi kishte detyrime të pashlyera. Vete gazetari, Piro Nase, në një lidhje telefonike me televizionin tonë ka pohuar se ndihet i kërcënuar në ambientet e komisariatit të Gjirokastrës.
Gazetari sqaroi rrethanat e shoqërimit të tij, ndërsa në teksa raportonte me telefon ne redaksine e televizionit, ndërhyn efektivët e policisë, të cilët detyruan gazetarin të ndërpresë telefonatën. Pak minuta pas publikimit të lajmit në Report TV Shërbimi i Ceshtjeve të Kontrollit të Brëndshëm ka nisur hetimet për grupin që shoqëroi gazetarin Pirro Nase./report tv