Mediat serbe publikojnë shifrat që pagoi Shqipëria për fitoren
October 12, 2015
Mediat serbe kanë filluar të shpifin për fitoren e Shqipërisë kundër Armenisë.
Të hidhëruara për kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Evropian, pasi fitores 3:0 kundër Armenisë, Telegraf.rs shkruan se katër lojtarë armenë janë paguar mirë që t’ua lehtësojnë lojën shqiptarëve.
Ky portal i referohet burimeve nga mediat shqiptare, duke thënë se portieri armen dhe tre lojtarë mbrojtës janë paguar nga gjysmë milioni euro për ta humbur ndeshjen.
E gjitha kjo lidhet edhe me faktin se koefiçenti i Shqipërisë kishte rënë dukshëm në kompanitë e basteve në Britaninë e Madhe, Hong Kong, Gjermani e Francë.