I dënuar me 7 vjet burg, kapet 28-vjeçari nga Gjirokastra
Kanë përfunduat dy vitet e arratisë për një të ri nga Gjirokastra, i cili u prangos sot nga policia pasi rezultonte person i dënuar me 7 vite e 6 muaj burg për prodhim dhe shitje të drogës.
Policia arrestoi shtetasi Leonard Basha, 28-vjeç, banues në Gjirokastër.
Specialistet e Seksionit Kundër Narkotikëve kanë bërë arrestimin e 28-vjeçarit pasi Gjykatea e Apelit Gjirokaster, me vendim Nr 31 datë 20.02.2013 e ka dënuar me 7 vjet e 6 muaj burgim.
Ky person u dënua pasi më datë 19.06.2011 në aksin rrugor Gjirokastër -Tepelenë në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë ” ky shtetas së bashku me shtetasin L.K. kanë tentuar të kalojnë nëpërmjet shtratit të lumit Drino një sasi lënde narkotike, me qëllim shmangien e postobllokut të policisë në Aksin rrugor Uji i Ftohtë -Tepelenë.
Shtetasi Leonard Basha ka mundur te largohej duke perfituar nga errësira.
Punonjësit e policisë kanë kontrolluar vendin dhe pak metra larg mjetit kanë gjetur 17 kg lëndë narkotike.