Kaloi mallra kontrabandë nga Kakavia pesë vjet më parë, arrestohet 49-vjeçari
November 17, 2015
Policia ndalon një shtetas te shpallur në kërkim për veprën penale ‘’Kontrabandë me mallra të tjerë’’. 49-vjecari Arjan Zguro, banues në Tiranë, ishte dënuar me 1 vit burg.
Ky shtetas u ndalua pasi:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendim Nr.21-2015-1071/223 datë 08.07.2015 e ka dënuar me 1(një) vit burg. Zguro në datë 10.12.2010 në Pikën Doganore Kakavie ka kaluar me mjetin me targa TR 4267 K ,me të cilin transportonte ‘’Lëndë druri’’ , të cilat i importonte nga Janina.
Për këto mallra nuk është kryer kontroll fizik por vetëm kontroll i dokumentacionit. Gjithashtu dyshohej se në këtë mjet ka patur dhe artikuj të tjerë, të cilat ky shtetas nuk i ka deklaruar dhe i është shmangur detyrimit doganor.