Reshjet e dendura të shiut, uji vjen i ndotur në disa lagje të Libohovës
November 25, 2015
Reshjet intensive të shiut që kanë rënë ditët e fundit në Libohovë, përvec vështirësive të tjera si ndërprerjet e shpeshta të energjisë, apo kalim me vështirësi në disa rrugë, kanë shkaktuar edhe probleme në furnizimin me ujë të pijshëm.
Sidomos dje, por edhe gjatë ditës së sotme uji në disa lagje të Libohovës ka ardhur i ndotur. Niveli i baltës ka qenë i lartë, duke e bërë ujin të papërdorshëm për konsum apo edhe për të larë rrobat.
Kjo situatë vjen për shkak të reshjeve të dendura të shiut, të cilat bënë që në ujëmbledhës të derdheshin sasi të mëdha uji e balte.
Sinoptikanët parashikojnë që reshjet e shiut do të vazhdojnë me intesitet të lartë edhe gjatë 24 orëve të ardhshme.