Gjirokastër, arrestohet një 20-vjeçar që dhunonte babain
December 3, 2015
Nga ana e specialistëve të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit është bërë arrestimi dhe ndalimi i shtetasit :
Enerik Çoku , 20 vjeç , banues në fshatin Erind, Gjirokastër.
Ky shtetas u ndalua pasi në datën 02.12.2015 ka shkuar në banesën e tij dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij shtetasit G.Ç , 54 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.