Pasuritë, zbardhet deklarata e drejtorit të Policisë Gjirokastër
Zbardhen të ardhurat dhe llogaritë bankare të drejtorëve të policisë në 12 qarqet e vendit, por edhe të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako. Krerët e policisë, duke nisur nga drejtori i përgjithshëm, Haki Çako, ndryshojnë shumë nga politikanët dhe gjyqtarët përsa i përket deklarimit të të ardhurave.
Gazeta ‘Shekulli’ ka zbardhur deklaratat e pasurive për vitin 2014 ku tregojnë se krerët e policisë kanë të ardhura vjetore vetëm pagën e tyre apo të familjarëve, ndërsa ndryshojnë shumë pak llogaritë e tyre bankare. Më i varfri ndër ta duket se është pikërisht drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili gjatë vitit 2014 ka mbajtur postin e zëvendësdrejtorit. Sa i përket drejtorit të policisë së Qarkut Gjirokastër, pasuria e tij është si më poshtë:
Arjanit Arapi, drejtor i policisë, qarku Gjirokastër
Të ardhura nga paga dhe dieta si shef i komisariatit të policisë, Sarandë për periudhën 10.06.201431.12.2014, 705 656 lekë. Bashkëshortja, të ardhura nga paga në Policinë e Shtetit për periudhën 10.06.201431.12.2014, 136 752 lekë.
Të ardhura nga qiraja e banesës, 2 100 euro. Kredi konsumatore pranë “Raiffeisen Bank”, detyrimi financiar i pashlyer 150 000 lekë.