10 bashki në gjendje të rëndë financiare, mes tyre edhe Libohova

Libohove310 bashki të fituara nga e majta në zgjedhjet e qershorit, e të drejtuara po nga e majta para këtyre zgjedhjeve, janë në vështirësi të mëdha financiare dhe në prag të falimentit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i ka futur ato në listën e tatimpaguesve të këqinj.

Bëhet fjalë për bashkitë e Fushë-Krujës, Krujës, Kavajës, Divjakës, Rrogozhinës, Memaliajt, Përmetit, Policanit, Libohovës dhe Tepelenës. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur ekzekutimin e detyrimeve tatimore me forcë, pasi këto njësi kanë refuzuar deri tani të paguajnë, si pasojë gjendjes së keqe financiare.

Detyrimet janë mospagime të kontributeve të punonjësve dhe debi të ndërmarrjeve të vartësisë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se ndaj këtyre 10 bashkive, “administrata tatimore, në zbatim të nenit 91 të Ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, ka vendosur marrjen e masave të sigurimit mbi të gjithë pasuritë për ekzekutimin e detyrimeve dhe se ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të tyre”.

Deri në shlyerjen e detyrimeve, këto bashki nuk do të mund të bëjnë transaksione.

Bashkitë debitore

1-BASHKIA FUSHE KRUJE

2-BASHKIA KRUJE

3-BASHKIA KAVAJE

4-BASHKIA DIVJAKE

5-BASHKIA RROGOZHINE

6-BASHKIA MEMALIAJ

7-BASHKIA PERMET

8-BASHKIA POLIÇAN

9-BASHKIA LIBOHOVE

10-BASHKIA TEPELENE