“Euro 2016”, sot hidhet shorti, Shqipëria njihet me kundërshtarët
Në orën 18:00 do të hidhet në Nion të Zvicrës shorti për fazën finale të Europianit “Francë 2016”, ku Shqipëria do të njohë tre rivalët e saj për fazën e grupeve. Për tifozët shqiptarë, kjo do të jetë hera e parë që do të provojnë emocionet e këtij shorti, ndërsa trajneri italian i kuqezinjve, Xhani de Biazi, deklaron se nuk ka asnjë preferencë për emrin e rivalit, pasi Shqipëria është në vazon e katërt dhe të gjitha skuadrat që ajo do të ketë si kundërshtare, do “Francë 2016”, të jenë të një niveli më të mirë.
Sot në orën 18:00 hidhet në Nion të Francës shorti për fazën finale të Kampionatit Europian “Francë 2016”. Shqipëria do të njohë tre rivalët e saj për fazën e ndeshjeve në grupe. Është hera e parë që vendi ynë po luan në një kampionat europian futbolli. Shqipëria ndodhet në vazon e katërt dhe gjithë skuadrat e tjera që do të ketë si kundërshtare do të jënë të një niveli më të lartë. Në momentin e hedhjes së shortit në Francë do të jenë të pranishëm gjashtë zyrtarë të lartë të FSHF-së, bashkë edhe me trajnerin e Kombëtares, Xhani de Biazi.
Delegacioni kryesohet nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili shoqërohet nga Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, zv.sekretari Çela dhe menaxheri i ekipit përfaqësues, Alban Bushi. Në Paris ata do të bashkohen me Drejtorin e Marrëdhënieve me Jashtë, Denis Bastari dhe Drejtorin e Marrëdhënieve me Publikun, Xhankarlo Padovan, të cilët kanë marrë pjesë edhe në seminarin e organizuar nga UEFA. Duka është shprehur një ditë më parë se Shqipëria nuk shkon me pushime në Francë, por do të provojë të zhvillojë Europianin e saj.
Ndërkohë trajneri De Biazi ka thënë se s’ka preferencë për emrin e rivalit. “Nuk dua të zgjedh asnjë skuadër që e preferoj në grup, e as që do të doja ta evitoja. I marrim skuadrat një nga një. Jemi në vazon e katërt dhe nuk kemi probleme. Duke e pasur parasysh se të gjithë janë të fortë, nuk kemi dëshirë të evitojmë askënd”, u shpreh tekniku Italian. Më poshtë vazot me secilin ekip dhe varianti më i mirë dhe më i keq.
VAZO 1
Franca, Spanja, Gjermania, Anglia, Portugalia, Belgjika
VAZO 2
Itali, Rusi, Zvicër, Austri, Kroaci, Ukrainë
VAZO 3
Çekia, Suedia, Polonia, Rumania, Sllovakia, Hungaria
VAZO 4
Turqia, Republika i Irlandës, Islanda, Uellsi, Shqipëria, Irlanda E Veriut, Shqipëria
Varianti më i mirë për Shqipërinë: Portugalia, Austria, Hungaria;
Varianti më i keq për Shqipërinë: Spanja, Italia, Suedia;