Informacione të reja rreth shëndetit të Shumaker
December 22, 2015
“Me gjithë zemër shpresoj që të dëgjojmë lajme të mira së shpejti”, tha në fund të muajit nëntor, presidenti i skuderisë italiane, Ferrari, Luca Cordero di Montezemolo, pas vizitës së bërë në shtëpi të Michael Schumacher.
Dëshira e tij duket se është përmbushur!
Rimëkëmbja e ish kampionit të Formula 1, i cili dy vjet më parë ka pësuar një aksident të tmerrshëm gjatë skijimi, sipas informatave të fundit, ka filluar të bëj disa hapa me ndihmën e një personi tjetër.
Gjithashtu është në gjendje të ngrit lartë dorën.
“Michael ishte shumë i dobët. Por është e rëndësishme që është n] gjendje të ec me ndihmën e mjekut, ku ka bërë disa hapa. Ai mund ta ngrejë edhe dorën”, i tha një burim gazetës gjermane “Bunte”, e cila botoi këtë artikull pavarësisht kundërshtimit të familjarëve të Schumit, transmeton Telegrafi.
Por, ka ardhur edhe reagimi i familjarëve, të cilët e thonë të kundërtën nga ajo që raporton gazeta gjermane.
“Për fat të keq, për shkak të këtyre shkrimeve duhet të reagojmë. Spekulimet e tilla janë të papërgjegjshme dhe duke pasur parasysh seriozitetin e gjendjes së tij, jeta private është shumë e rëndësishme për Michaelin. Përveç kësaj, kjo është shenjë e rrjeshme e dhënies së shpresës për shumë njerëz, të cilët e simpatizojnë Schumin”, shkruan në reagimin e familjes.
Por, revista “Bunte” këmbëngul se historia e tyre është e vërtetë.
Schumacher aktualisht është nën kujdesin shtëpiak dhe me kërkesë të familjes, rreth shëndetit të ti, shumë pak informacione kanë rrjedhur deri më tani.
Kujtojmë se më 29 dhjetor i vitit 2013 Schumi rrëshqiti nga skitë dhe e goditi kokën në një shkëmb, pas së cilës ra në gjendje kome. Pas gjashtë muajsh në gjendje kome, u transferua në rehabilitim, për herë të parë në një klinikë në Zvicër dhe pastaj në shtator, shërimi i tij vazhdoi në shtëpi.