Tregu i Gjirokastrës, qytetari denoncon te Olti Curri: Bashkia është në gjumë
December 27, 2015
Një qytetar i Gjirokastrës ka denoncuar përmes faqes së blogerit të njohur, Olti Curri, situatën me tregun e Gjirokastrës, që prej vitesh ka zënë vend në mes të qytetit, duke bllokuar trotuarët dhe për më tepër duke krijuar një pamje aspak estetike për qytetin. Ja cfarë i shkruan:
“Pershendetje Olti! Te lutem postoje. Nje nga trotuaret e kembesorve ne nje nga lagjet kryesore te Gjirokastres per me shume se 10 vjet eshte ne kete gjendje. Bashkia eshte ne gjume akoma”.
Ndërkohë për zhvendosjen e tregut të Gjirokastrës është folur e stërfolur vazhdimisht, sidomos në kohë fushatash, por asnjëherë nuk i është dhënë zgjidhje problemit.