A do të përfshihet Bashkia Libohovë në Konsorciumin për Zhvillimin Rajonal?

Libohove3Deputeti i PS-së, në qarkun e Vlorës, Koço Kokëdhima, njëherësh koordinator në rajonin Vlorë-Gjirokastër, prej disa javësh ka nisur konsultimet me grupet e interesit për projektin e ngritjes së një shoqërie tregtare me emrin “Konsorciumi për Zhvillimin Rajonal sh.a.” me kapital të përzier privat dhe publik, i cili synon të zhvillojë rajonin Vlorë-Gjirokastër.

Pjesë e këtij konsorciumi do të jenë 11 njësi të qeverisjes vendore në jug të vendit. Mes tyre është edhe Bashkia Libohovë. Kapitali i konsorciumit përbëhet nga aksione, të cilat ndahen në shumën 70% sektori privat dhe 30% sektori publik. Megjithatë për t’u bërë pjesë e këtij konsorciumi, duhet më parë miratimi nga Këshilli Bashkiak. Sa i i përket Bashkisë Libohovë, deri më tani në Këshillin Bashkiak nuk është paraqitur një projekt-vendim i tillë.

Dy ditë më parë Këshilli Bashkiak i Sarandës votoi në shumicë kundër përfshirjes në këtë konsorcium. Pavarësisht kësaj, por edhe kritikave në shtyp deputeti Kokëdhima thotë se Bashkitë janë shumë të interesuara për të bërë këtë zhvillim, për të dizenjuar dhe për të lobuar projekte dhe për të gjetur financime që këto projekte të realizohen. Sipas tij partnerët privatë që përfshihen në këtë shoqëri janë nga bizneset dhe sipërmarrësit e elitës së Shqipërisë.

Kjo shoqëri do të mobilizojë ekspertë, specialistë dhe punonjës, të cilët do të merren gjithë kohën me zhvillimin e rajonit. Kjo shoqëri do të ndihmojë që të aplikohet dhe të merren këto projekte dhe nuk shpërndan fonde e pasuri shtetërore apo tjetër.

Sidoqoftë mbetet për t’u parë nëse project-vendimi për hyrjen e Libohovës në këtë konsorcium do të vijë në Këshillin Bashkiak dhe nëse do të gjejë apo jo mbështetëjen e shumicës së këshilltarëve.

kapitaley