80 vjetori i lindjes, shtatorja e Kadaresë do të vendoset në Gjirokastër
Bashkia e Gjirokastrës e ka shpallur vitin 2016 si “Viti kulturor i Ismail Kadaresë”. Kjo nismë është marrë në kuadrin e 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të shquar shqiptar.
Bashkia do t’i propozojë Këshillit Bashkiak miratimin e nismës për ngritjen e shtatores së shkrimtarit të shquar në një nga sheshet kryesore të qytetit Gjirokastër, duke shtuar se pas këtij vendimi Ismail Kadare do të kujtohet gjithë vitin në vendlindjen e tij.
Në fillim të këtij viti Kadare u nderua nga Franca me titullin “Legjioni i Nderit”, titulli më i lartë i këtij vendi.
Ismail Kadare lindi më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër dhe është shkrimtari më i njohur shqiptar. Ai është përkthyer sot në botë në rreth 50 gjuhë dhe është nominuar disa herë për çmimin NOBEL të Letërsisë.