Skip to content
Francë 2016/ Ja qyteti ku do të stërvitet Kombëtarja
January 5, 2016
Kombëtarja e Shqipërisë duket se ka zgjedhur jugun e Francës për akomodimin e lojtarëve të saj gjatë Euro 2016.
Hoteli i përzgjedhur është në zonën e Mougins shumë afër Monacos, Nicës në një zonë të qetë për të përgatitur sa më mirë 3 ndeshjet ne grupe.
Fusha në të cilën do të stërvitet kombëtarja gjendet mes një parku të madh për ti siguruar freskinë lojtarëve në ditët me vapë të qershorit.
Lëvizjet për në stadiumet përkatëse do të bëhet me avion ose me tren – Raporton “Proçesi Sportiv”.
Harta më poshte tregon të gjitha qytetet që kanë zgjedhur kombëtaret pjesëmarrëse për tu akomoduar gjatë kampionatit./Alb-info