Peticioni per shkarkimin e Fullanit mberrin ne Tepelene
Shoqëria civile vijon aksionin për mbledhjen e firmave të qytetarëve me qëllim që t’i kërkojë Kuvendit të Shqipërisë një seancë të jashtëzakonshme për shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, pas skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve në Thesarin e Shtetit. Deri ditën e djeshme ishin mbledhur 3200 firma për shkarkimin e guvernatorit në Tiranë e rrethe.Ndërkohë sot shoqëria civile u vendos para Parlamentit, ku qytetarët firmosen këtë peticion. Mësohet gjithashtu se peticioni është firmosur edhe në qytete si Kukës, Shkodër, Elbasan, Durrës, Fier dhe Tepelenë.Reagimi qytetar për largimin e Fullanit nisi pas skandalit në Bankën e Shqipërisë, por edhe pas publikimit në media të fakteve të shtimit të pasurisë së Guvernatorit dhe jetës së luksit që bënin fëmijët e tij.