Reshjet, ja situata në rrugët e qarkut Gjirokastër
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se situata e krijuar nga reshjet e dendura të shiut vijon që të paraqesë disa probleme, por në terren vijon puna intensive për rikthimin e normalitetit.
Sipas tij, në të gjitha segmenet rrugore janë të dislokuara mjetet për ndërhyrjen në rast të rrëshqitjes së dherave e gurëve, apo pastrimin e dëborës në rrugët e zonave të thella malore.
Si pasojë e reshjeve ka disa dëmtime në shumë akse rrugore, si pasojë e rrëshqitjes së dherave nga skarpatat anësore të rrugëve. Sa i përket qarkut Gjirokastër raportohet se nuk ka probleme.
Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos në zonat e njohura ku ka rrëshqitje siç janë Shkalla e Zezë ku jane ne gadishmëri 1 fadromë dhe 6 punetorë, dhe Rapi i Kuqarit, ku janë në gadishmëri 1 fadromë dhe 5 punëtorë. Rekomandohen përdoruesit e rrugës, që në këto zona të respektojnë sinjalistikën e vendosur.
Në të gjitha akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Te behet kujdes ne kalimin ne segmentet rrugore ku ka rrezikshmeri per renien e gureve ne rruge.