Preu pemët në kodrat mes Libohovës e Nepravishtës, dorëzohet në polici 53-vjeçari
January 15, 2016
Nga ana e Seksionit të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër është bërë ndalimi i shtetasit Valentin Gjinaj, 53 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas u ndalua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendim Nr. 21-2015-23/3 , datë 13.01.2015 e ka dënuar me 3 (tre) muaj burg pasi
Ky shtetas në vitin 2012 në kodrën midis Libohovës dhe fshatit Nepravishtë ka prerë një numër të konsiderueshëm pemësh.
Gjinaj u vetëdorëzua në Komisariatin e Policisë Gjirokastër. Ndoshta vetëdorëzimi është bërë për të përfituar nga amnistia e miratuar në fundvit.