PS në Dropull, kreu i “MEGA-s” emërohet kryetar shtabi i socialistëve?
January 23, 2016
Dhimitër Toli, kreu i Shtabit të Partisë Socialiste në Bashkinë Dropull është njëkohësisht edhe kryetari i partisë “MEGA” në këtë zonë.
Kështu raporton portali Lapsi.al në një shkrim të publikuar gjatë ditës së sotme.
Në shkrim thuhet se Toli është një zgjedhje e koordinatorit të jugut, Koço Kokëdhima, por që nuk është mirëpritur nga radhët e socialistëve të minoritetit në Dropull, përkundrazi ka krijuar përçarje të madhe.
Në krye të “MEGA-s” në Dropull, Dhimitër Toli arriti që në zgjedhjet e fundit lokale të merrte rreth 200 vota. Për të lexuar shkrimin e plotë klikoni në linkun më poshtë.