Mediat greke shkruajnë për vjedhjet në Dropull: Po terrorizohet minoriteti!
February 6, 2016
Akoma më shumë se sa Qeveria e tyre, janë mediat greke që shfaqin interes më të madh për minoritetin grek që jeton në Shqipëri. Gazeta “iEfimerida” dhe agjencia greke e lajmeve “ANA-MPA” kane pasqyruar vjedhjet e banesave të minoritetit grek në Dropull, në zonën e Gjirokastrës.
Ato thonë se, ky fenomen është në rritje, dhe e krahasojnë me një “epidemi”.
Kryesisht vidhen banesat e minoriratëve grekë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, pra këto shtëpi janë bosh.
Agjencia greke e lajmeve, ka pyetur edhe kryetarin e komunës së Dropullit, i cili thotë se, autorët vjedhin e shkatërrojnë çdo gjë.
Disa banorë shprehen për mediat greke se, sulmet dhe vjedhjet bëhen për të terrorizuar minoritetin grek.