Vatra zjarri në Jorgucat dhe Andon Poç
August 14, 2014
Në 24 orët e fundit në rrethin e Gjirokastrës janë lokalizuar dy vatra zjarri, një në fshatin Jorgucat dhe një në Andon Poç. Falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse është bërë e mundur shuarja e flakëve. Në fshatin Andon Poç zjarri rrezikoi disa banesa dhe sipërfaqe të mbjella, ndërkohë që krahas forcave zjarrfikëse u angazhuan edhe banorët e zonës.
Qarku i Gjirokastrës është një nga qarqet më problematikë në rang vendi sa i përket vatrave të zjarrit që krijohen në muajt e verës. Në ndryshim nga vitet e kaluara, këtë vit ka pasur më pak raste, ndërsa drejtuesit e shërbimit zjarrfikës dhe policia kërkojnë më shumë bashkëpunim me qytetarët. Për këta të fundit është në dispozicion në çdo kohë, numri 128.