Labovë, zgjidhet kreu i organizatës socialiste
Partia Socialiste vijon zgjedhjet për drejtuesit e organizatave të saj bazë në fshatrat e Bashkisë Libohovë.
Gjatë ditës së sotme u zhvilluan zgjedhjet në fshatin Labovë e Kryqit. Pas votimit të anëtarësisë socialiste kryetar i organizatës u zgjodh Sevo Papa. Pasnesër pritet të zhvillohen zgjedhjet në Zagorie.
Ndërkohë që të premten e ardhshme do të zgjidhen 4 kryetarët e organizatave socialiste në Libohovë. Nën koordinimin e deputetit Koço Kokëdhima, PS-ja ka rritur numrin e anëtarëve në Bashkinë Libohovë në rreth 400 vetë mga 60 që ishte më parë.
Pas përmbylljes së procesit të zgjedhjes së kryetarëve të organizatave, do të zgjidhen delegatët që do të marrin pjesë në Kongresin e 19 marsit. Pritet që Bashkia Libohovë të ketë 3 delegatë. |Libohova Online|