Mbjellja e pemëve, Zamira Ramin e kritikojnë në Facebook (FOTO)
February 22, 2016
Bashkia Gjirokastër nisi sot mbjelljen e rreth 400 pemëve në aksin nga Postblloku te Varrezat Publike. Për të parë aksionin në terren ishte edhe kryebashkiakja Zamira Rami.
Por pasi fotot janë postuar në faqen në Facebook të bashkisë, kanë filluar kritikat dhe akuzat.
Kryebashkiakja kritikohet për faktin se pemët janë mbjellë fare pranë bordurës, çka rrezikon që në një të ardhme rrënjët e tyre të dëmtojnë shtresat e asfaltit.
Të tjerë i thonë se si është e mundur që të mbillen pemë, kur rrugës i mungon trotuari. Ka edhe nga ata që i kërkojnë ndriçim në rrugë. Shihni më poshtë disa prej komenteve. |Libohova Online|