Pas Dropullit, edhe Libohova do të ketë një postë policore
March 1, 2016
Me ndarjen e re administrative dhe shtimin e problematikave për njësitë e reja vendore, ndër të tjera është parashikuar edhe ngritja e postave policore në çdo bashki të vogël.
Në Libohovë pritet që posta policore të vendoset brenda muajve të ardhshëm.
Deri më tani mendohet që zyrat të jenë në ndërtesën ku ndodhet Bashkia Libohovë. Ndërkohë që numri i efektivëve të policisë së rendit që do të jenë me shërbim në këtë njësi të re do të variojë nga 5 deri në 6 policë.
Janë kryesisht punonjës të policisë që deri më tani kanë qenë pjesë e postës policore të Dropullit, e cila u inagurua në maj 2014. Krahas postës së Dropullit do të funksionojë edhe ajo e Libohovës.
|Libohova Online|