Vidhte energji elektrike për lokalin, arrestohet 52-vjeçari
March 16, 2016
Nga e specialistëve të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë është bërë ndalimi i shtetasit Arshi Kalo, 52 vjeç, banues nëTepelenë.
Ky shtetas u ndalua pasi :
Në lokalin e tij Bar –Kafe në lagjen ‘’Mustafa Matohiti’’ Tepelenë, gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e OSHEE-së dhe nga Shërbimet të Policisë të Komisariatit të Tepelenës u konstatua dëmtim i vulave dhe ndërhyrje në aparatin matës të energjisë elektrike.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale‘Vjedhje e energjisë elektrike’’ të parashikuar nga neni 137 të Kodit Penal.