Pse nuk duhet t’i hidhni bananet që kanë pika të zeza
Mundohemi të blejmë gjithnjë bananet më të verdha, të mëdha dhe mundësisht pa asnjë njollë të zezë në lëkurën e tyre. Nëse në shtëpi bananet qëndrojnë prej disa ditësh shumë prej nesh ato të “prishurat” i hedhin në koshin e mbeturinave duke menduar se mund të na dëmtojnë.
Në fakt hulumtimet e fundit në Japoni kanë gjetur disa përfitime të pabesueshme të bananeve me njolla të zeza. Pasi të lexoni më poshtë se si ndikojnë këto banane në organizmin tuaj, ato do të kenë tjetër rëndësi për ju.
Hulumtuesit kanë zbuluar se këto banane përmbajnë një kompleks të quajtur Tumor Necrosis Factor (TNF) që parandalon tumoret kanceroze. Bananet me pika të zeza lehtësojnë djegiet në stomak. Për të ruajtur ekuilibrin e presionit të gjakut, duhet të keni nivele të larta kaliumi. Bananet me njolla janë të pasura me kalium dhe kanë përmbajtje të ulët natriumi.
Bananet përmbajnë triptofan, një aminoacid i cili kontribuon në prodhimin e serotoninës, një neurotransmetues që është i lidhur ngushtë me gjendjen e mendjes dhe me gjumin. Konsumimi i bananeve do ndikojë pozitivisht në gjumin tuaj. Bananet kanë vlera të lartë kalorike, duke i bërë ato një burim të shkëlqyer të energjisë së çastit. Bananet luftojnë aneminë. Dhimbjet menstruale do të qetësohen pasi ju të konsumoni këto banane.