Pashkët Ortodokse, fluks emigrantësh në Kakavijë
April 29, 2016
Në pikën kufitare të Kakavijës, sot është regjistruar një fluks i konsiderueshëm lëvizjesh për shkak të rikthimit të emigrantëve shqiptarë në prag të Pashkëve Ortodokse.
Gjatë 24 orëve kanë udhëtuar në drejtim të vendit tonë rreth 6 mijë e 500 emigrantë, 1 mijë e 800 automjete dhe 30 autobuzë.
Përfaqësues të policisë kufitare sqarojnë se një rritje e mundshme e fluksit të lëvizjes në kufi do të shoqërohet edhe me rritje të numrit të efektivave dhe sporteleve në stacionin kufitar të Kakavijës.