Drejtonte makinën në gjendje të dehur, arrestohet te “NSHN-ja” 48-vjeçari
May 17, 2016

Nga ana e Shërbimeve të Qarkullimit Rrugor është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Eduart Sako, 48 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas u arrestua pasi në aksin rrugor Gjirokastër – Kakavijë, në vendin e quajtur ish – NShN, ka qënë duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin ‘’Benz’’, me targa AA 632 HS.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ‘’Drejtim automjeti në gjendje të dehur’’ parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.