Prefekti Bime: Bashkia Libohovë nuk ka thertore. Task-forca të veprojë sipas ligjit
Prefektura e Gjirokastrës ka zhvilluar sot një mbledhje për ringritjen e njësisë task-forcë, që do të ushtrojë kontrolle të përditshme në pikat e therjes dhe tregtimit të mishit.
Duke folur para inspektorëve të kësaj njësie, prefekti Flamur Bime ka kritikuar bashkitë Libohovë, Dropull, Këlcyrë e Memaliaj, që nuk kanë thertore të përshtatshme
“Po të shohim Bashkinë e Këlcyrës, Libohovës, Dropullit dhe Memaliajt kanë ambiente që nuk janë të përshtatshme. Ligji i detyron ato që të prishen. Task-forca këtë funksion ka, të kontrollojë ligjshmërinë e tyre”, tha Bime.
Në përbërje të kësaj force do të jenë përfaqësues të AKU-së, Tatimeve, Policisë, Shëndetit Publik, Inspektoriatit të Mjedisit dhe përfaqësues të 7 bashkive të qarkut Gjirokastër.
|Libohova Online|