Kartat e identitetit dhe pasaportat, nga 1 janari çmimi rritet me 25%
Duke nisur prej datës 1 janar 2015, karat e identitetit dhe pasaportat biometrike do te shtrenjtohen. Ato do të kushtojnë 25% më shtrenjtë se aktualisht. Një kartë identiteti që sot kushton 1200 lekë, nga viti i ardhshëm do të kushtojë 1500 lekë. Pasaportat ndërkombëtare që aktualisht kushtojnë 6 mijë lekë, nga janari e tutje do të kushtojnë 7500 lekë. Vendimi për rritjen e cmimit është marrë nga qeveria “Berisha” në mesin e vitit 2013 dhe do të gjejë zbatim prej 1 janarit 2015.
Edhe kartat e identitet dhe pasaportat që lëshohen për shqiptarët në misionet diplomatike, do të pësojnë rritje të çmimit. Në këtë rast, këshilla më e mirë është që të aplikoni sa më shpejt për një dokument identifikimi, nëse s’e keni një të tillë, pasi nga 1 janari do ta merrni me çmim më të lartë. Që prej nisjes së procesit të pajisjes me dokumentet e reja të identifikimit, asnjëherë nuk u mor vesh zyrtarisht se sa është kostoja e prodhimit të tyre. Kompania koncensionare e këtij tenderi, ka arkëtuar për 5 vjet, plot 250 milionë euro.