Kapet në Kakavijë një person me drogë, dy të tjerë humbin gjurmët
Zbulohet në Kakavijë lëndë narkotike dhe vihet në pranga një person.
Në kufirin jeshil, në Piramdën nr.28, është kapur 26- vjeçari Blerim Harrunaj me një çantë të zezë, në të cilën kishte shtatë pako të mbështjella me natriban ku brenda të tyre kishte lëndë të dyshuar narkotike.
Nga peshimi rezultoi 7 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa. Mësohet se Harrunaj ishte nisur drejt Greqisë me dy persona të tjerë, të cilët arritën të largohen.
Gjithashtu po punohet për kapjen e dy personave të tjerë të cilët ishin së bashku me Harrunaj.
Tentativa për të trafikuar lëndën narkotike drejt Greqisë, u zbulua nga efektivët që kryejnë shërbim në vijën e gjelbër në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte.
Lidhur me këtë rast vijojnë hetimet, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë