“Euro 2016” në Libohovë, kënd i veçantë sportiv për të ndjekur ndeshjet e Kombëtares
Me nisjen e Kampionatit Europian të Futbollit sot në mbrëmje, Bashkia Libohovë ka përgatitur një hapësirë të veçantë pranë ish kinemasë së qytetit për të ndjekur ndeshjet.
“Emocionet e Kombëtares në Francë t’i përjetojmë së bashku. Bashkia Libohovë ka përgatitur një kënd të veçantë pranë Qendrës Kulturore (ish kinemaja) për të ndjekur ndeshjet e Kampionatit Europian të Futbollit, ngjarjes më të rëndësishme sportive në kontinent, ku për herë të parë merr pjesë edhe Shqipëria. Duke nisur që sonte në mbrëmje me ndeshjen hapëse të kampionatit, ju mirëpresim të shohim bashkërisht çdo sfidë të Euro 2016”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.
Sonte në mbrëmje luhet ndeshja hapëse e kampionatit mes Francës dhe Rumanisë, ndërsa kombëtarja shqiptare përballjen e parë e ka me Zvicrën nesër në orën 15:00.
|Libohova Online|