Një detaj interesant, që mund të favorizojë Shqipërinë në ndeshjen e sotme
June 11, 2016

Shqipëria shihet si skuadra më pak pretendente në Kampionatin Europian. Jo vetëm për fitimin e trofeut, por edhe për shanset për t’u kualifikuar përtej fazës së grupeve.
Mirepo në këtë përballje, ka një detaj interesant që është fakt në favor të Shqipërisë.
Zvicra nuk e ka fituar asnjëherë ndeshjen e parë në pjesëmarrjet në Europian.
Një e dhënë interesante dhe domethënëse për ekipin helvet.
Zvicra është një skuadër që nuk e ka kaluar asnjë herë fazën e grupeve në katër pjesëmarrje në finalet e një kompeticioni si Europiani.
Për fat të keq, u ka shënuar gjithmonë kuqezinjve në të gjashtë përballjet e zhvilluara mes këtyre dy ekipeve.